• E enjte 15 Shtator, 2022 09:30

    Thaçi dhe të tjerë: Vendimi i Gjykatësit të Procedurës Paraprake në lidhje me nxjerrjen e materialeve

    Më 26 gusht 2022, Gjykatësi i Procedurës Paraprake në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerë rrëzoi kërkesat e paraqitura nga ekipet e Mbrojtjes së Thaçit dhe të Krasniqit në lidhje me mospërmbushjen e pretenduar të detyrimeve për nxjerrjen e materialeve nga ZPS-ja. Gjykatësi Giju konstatoi se kërkesat e Mbrojtjes nuk përbëjnë mospërmbushje të detyrimeve të ZPS-së për nxjerrjen e materialeve sipas rregullës 103 të Rregullores, por megjithatë e nxiti fuqimisht Zyrën e Prokurorit të Specializuar që t’u përmbahet detyrimeve për nxjerrjen e materialeve shfajësuese dhe t’i japë përparësi nxjerrjes së tyre mbi afatet dhe materialet e tjera me të cilat po punon paralelisht. Gjithashtu, ZPS-ja u urdhërua që, deri më 7 tetor, të dorëzojë një raport mbi nxjerrjen, ku të shpjegojë vështirësitë që ka hasur në përmbushjen e detyrimeve për nxjerrjen e materialeve sipas rregullës 103. Më shumë hollësi do të gjeni në versionin e redaktuar të vendimit, protokolluar më 13 shtator.

  • E mërkurë 14 Shtator, 2022 18:30

    Informimi javor i DHSK-së për median më 15 shtator

    Të enjten, më 15 shtator në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së. 

    Image
  • E mërkurë 14 Shtator, 2022 18:15

    Gjykimi ndaj Mustafës: Mbrojtja vazhdon deklaratën e vet përmbyllëse nesër

    Seanca e sotme në gjykimin ndaj Mustafës përfundoi. Mbrojtja e Salih Mustafës do të vazhdojë  deklaratën e vet përmbyllëse nesër (më 15 shtator) në ora 09:30, pasuar nga komentet dhe përgjigjet e palëve, pyetjet e mundshme nga Trupi Gjykues dhe deklaratat në lidhje me zhdëmtimet.

  • E mërkurë 14 Shtator, 2022 10:15

    Gjykimi ndaj Mustafës: Mbrojtësja e Viktimave paraqet deklaratën përmbyllëse

    Mbrojtësja e Viktimave, Ani Pues, është duke paraqitur deklaratën e vet përmbyllëse në gjykimin ndaj Mustafës.

  • E martë 13 Shtator, 2022 16:15

    ZPS-ja përfundon deklaratën përmbyllëse, kërkon dënimin e Mustafës për të gjitha pikat e aktakuzës

    Në deklaratën e sotme përmbyllëse, Zyra e Prokurorit të Specializuar kërkoi nga Trupi Gjykues që t’a shpallë Mustafën fajtor për secilin nga krimet për të cilat akuzohet dhe të shqiptojë një dënim unik prej 35 vitesh burgim. Gjykimi për ditën e sotme ka përfunduar. Mbrojtësja e Viktimave dhe Mbrojtja do të japin deklaratat e tyre nesër.

  • E martë 13 Shtator, 2022 10:15

    Gjykimi ndaj Mustafës: Palët fillojnë dhënien e deklaratave përmbyllëse

    ZPS-ja është duke dhënë deklaratën përmbyllëse në gjykimin ndaj Mustafës. Mbrojtësja e Viktimave dhe Mbrojtja pritet që të paraqesin deklaratat e tyre përmbyllëse nesër (më 14 shtator), pasuar nga përgjigjet, pyetjet e mundshme nga Trupi Gjykues dhe deklaratat në lidhje me zhdëmtimet, më 15 shtator. Seanca e datës 16 shtator është caktuar si ditë rezervë dhe do të mbahet vetëm nëse është e nevojshme. 

  • E mërkurë 7 Shtator, 2022 16:30

    Informimi javor i DHSK-së për median më 8 shtator

    Të enjten, më 8 shtator në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së. 

    Image
  • E mërkurë 31 Gusht, 2022 17:00

    Gjykimi i Mustafës: përcaktohet rendi i ditës për deklaratat përmbyllëse

    Më 31 gusht, Trupi Gjykues I përcaktoi rendin e ditës për deklaratat përmbyllëse në çështjen gjyqësore Mustafa, e planifikuar të mbahet nga 13 shtatori deri më 15 shtator (data 16 shtator e planifikuar si ditë rezervë). Rendi i ditës, që mund të ketë ndryshime gjatë seancës në bazë të vendimeve të Trupit Gjykues, konkretizon, ndër të tjera, se deklarata përmbyllëse e ZPS-së do të mbahet më 13 shtator, e vijuar nga Mbrojtësja e viktimave dhe Mbrojtja më 14 shtator. Përgjigjet, pyetjet nga Trupi Gjykues dhe deklaratat në lidhje me zhdëmtime janë planifikuar të mbahen më 15 shtator, thuhet tutje në vendim.