Kryetarja e DHSK-së lëshon paralajmërimin e fundit për Nasim Haradinajn lidhur me kontaktet e tij me mediat
Më 13 qershor 2024, Kryetarja e DHSK-së Ekaterina Trendafilova lëshoi paralajmërim të fundit për Nasim Haradinajn që t’u përmbahet të gjitha kushteve të përcaktuara në vendimin mbi modifikimin e dënimit (“Vendimi”) të dhjetorit të vitit të kaluar. Ky paralajmërim vjen pas marrjes së raporteve të shumta nga Administratorja e DHSK-së, me të cilat Kryetarja u informua për kontaktet dhe intervistat e Haradinajt me mediat gjatë disa muajve të fundit, pa kërkuar paraprakisht leje për to, sikurse përcaktohet në Vendim. Gjithashtu, Kryetarja vuri në dukje se Haradinaj u rikujtua në fillim të këtij viti për pasojat e shkeljes së kushteve të Vendimit.
Kryetarja shpjegoi se megjithëse Vendimi mund të revokohet ose modifikohet menjëherë mbi bazën e shkeljeve, ajo vendosi që zotit Haradinaj t’i jepte edhe një paralajmërim të fundit, dhe e bëri të qartë se çdo shkelje tjetër do të rezultojë në kthimin e tij të menjëhershëm në objektin e paraburgimit të DHSK-së për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit.