Gjykatësja Marzhori Masëlo (klikoni për të shkarkuar)

SHTETËSIA: FRANCË

DATA E EMËRIMIT: 6 Qershor 2024

BiogrAFIA:

Që prej vitit 2019, gjykatësja Masëlo është kryegjykatëse në Gjykatën Penale të shkallës së parë në Kolmar (Colmar) ku merret me krimin e organizuar dhe krimet seksuale. Që prej vitit 2023, gjykatësja Masëlo është emëruar në Ministrinë e Drejtësisë së Francës si zëvendësshefe e Zyrës për Çështje Diplomatike dhe Institucionale në Delegacionin për Çështje Institucionale dhe Diplomatike. Nga 2017 deri 2019, gjykatësja Masëlo ishte prokurore në Gjykatën Penale në Verdun. Më herët, gjykatësja Masëlo ka shërbyer në poste të ndryshme si juriste në Dhomën për Krime Lufte të Gjykatës Shtetërore të Bosnjë-Hercegovinës nga 2006 deri më 2008, në Tribunalin Penal të Kombeve të Bashkuara për Ruandën nga 2008 deri më 2009 dhe në Gjykatën Penale Ndërkombëtare nga 2009 deri më 2015. Gjykatësja Masëlo është magjistruar tri herë në juridik nga Universiteti Juridik në E-on-Provans (Aix-en-Provence) dhe nga Universiteti i Strasburgut. Gjithashtu, ajo ka botuar dhe ka ligjëruar në fushën e të drejtës penale ndërkombëtare.

ÇËSHTJET/FUNKSIONET NË DHSK:

Gjykatëse e Procedurës Paraprake në çështjen Januzi dhe të tjerët