Informacioni nё kёtё faqe kushtëzohet prej dispozitës së mospasjes së përgjegjësisë, tё drejtes sё autorit dhe mbrojtjes së privatësisë  

DISPOZITA E MOSPASJES SË PËRGJEGJËSISË

Dhomat e Specializuara (DHS) dhe Zyra e Prokurorit tё Specializuar (ZPS) tё Kosovёs, administrojnë kёtё faqe interneti pёr të informuar sa më shumë publikun mbi aktivitetet e tyre. Ne synojmё qё ky informacion tё jetё aktual dhe i saktё. Nё qoftё se na bёhet i ditur ndonjё gabim, ne do tё pёrpiqemi ta korrigjojmё atё.

Gjithsesi, Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk kanё pёrgjegjёsi ose detyrime nё lidhje me informacionin nё kёtё faqe interneti, apo për veprimet ose vendimet e marra nё bazё tё pёrdorimit tё një informacioni tё tillё.

Faqja ofron lidhje tё cilat ҫojnё nё faqe tё tjera interneti pёr t’u mundёsuar pёrdoruesve lidhje tё drejtpёrdrejtё me faqe interneti tё palёve tё tjera. Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk janё pёrgjegjёse pёr pёrmbajtjen e çfarëdo faqeje Interneti të lidhur apo tё çfarëdo transmetimi nga një faqe e lidhur. Këto lidhje janë pёr t’i ndihmuar përdoruesit e faqes së Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe pёrfshirja e tyre nuk nёnkupton miratim apo pranim tё pёrmbajtjeve tё tyre.

Ndonëse Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar synojnë qё faqja e tyre e internetit tё jetё e disponueshme nё ҫdo kohё, ato nuk mbajnë pёrgjegjёsi nёse pёr çfarëdo arsye kjo faqe mund të mos jetë e pёrdorshme pёr njё kohё tё caktuar. Pёrdorimi i kёsaj faqeje mund tё ndёrpritet pёrkohёsisht nё ҫdo kohё, pa njoftim paraprak.

Asgjё nё kёtё faqe nuk pёrbёn e as konsiderohet tё jetё kufizim, ose heqje dorё nga privilegjet dhe imunitetet e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

e drejta e autorit

Kushtet e përdorimit:

a) Informacioni i paraqitur në faqen e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Internet është vetëm për qëllime informimi.

b) Informacioni, dokumentet dhe materialet (së bashku “Përmbajtja”) që gjenden në faqen e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar mund të shkarkohen, kopjohen ose shumëfishohen për përdorim personal, për informim dhe/ose për qëllime studimore në lidhje me veprimtaritë e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Ky përdorim lejohet me kusht që të bëhet i ditur/njihet burimi (©2024 Kosovo Specialist Chambers and Specialist Prosecutor’s Office), që çfarëdo shumëfishimi apo ribotimi i informacionit të jetë falas dhe që Përmbajtja të mos shtrembërohet. Mund të zbatohen edhe kufizime të tjera të parashtruara në kushtet e përdorimit, ose konkretisht në lidhje me pjesën përkatëse të Përmbajtjes.

c) Kushdo që dëshiron të përdorë Përmbajtjen e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar për qëllime të ndryshme nga të lartpërmendurat dhe veçanërisht për qëllime fitimi, paraprakisht duhet të bëjë kërkesë për leje me shkrim. Në lidhje me paraqitjen e kërkesës dhe për pyetje të mëtejshme, ju lutemi shkoni në rubrikën Kontakt. 

d) Informacioni që nuk është i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar është subjekt i të drejtës së autorësisë:Përdoruesit duhet të jenë të vetëdijshëm se pjesë të Përmbajtjes në Internet mund të jenë të mbrojtura prej të drejtës së pronësisë intelektuale, veçanërisht të drejtës së autorësisë. Nuk lejohet riprodhimi ose transmetimi i pjesëve të tilla të Përmbajtjes pa leje prej zotëruesit të së drejtës së autorit. Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk mbajnë përgjegjësi për përdorimin prej të tjerëve të Përmbajtjes së Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar që mund të përfshijë materiale me të drejtën e autorësisë.

Mbrojtja e privatësisë ndodhet këtu.