Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit tё Specializuar kanё juridiksion mbi krime kundёr njerёzimit, krime lufte, dhe krime tё tjera tё pёrkufizuara nё Ligjin e Kosovёs, lidhur me pretendimet e paraqitura nё Raportin e Asamblesё Parlamentare tё Kёshillit tё Evropёs tё datёs 7 janar 2011.

Pas daljes së kёtij raporti, nё shtator tё vitit 2011 Bashkimi Evropian formoi Task Forcën Hetimore Speciale (TFHS), pёr kryerjen e një hetimi tё pavarur tё pretendimeve tё ngritura nё raport dhe krimeve tё tjera nё lidhje me to.

Nё verёn e vitit 2014, TFHS-ja bёri tё ditur se ekzistonin prova tё mjaftueshme pёr ngritje aktakuzash. Pёr shqyrtimin e kёtyre pretendimeve ishte i nevojshёm krijimi i njё institucioni tё pёrshtatshёm pёr procedimin e duhur gjyqёsor.

Autoritetet e Kosovёs arritën marrëveshje me BE-në mbi modalitetet pёr procedimin e këtyre pretendimeve serioze. Më 3 gusht 2015, Kuvendi i Kosovёs miratoi Nenin 162 tё Kushtetutёs sё Kosovёs dhe Ligjin pёr Dhomat e Specializuara dhe Zyrёn e Prokurorit tё Specializuar, pas njё Shkёmbimi Letrash midis Presidentes sё Kosovёs dhe Pёrfaqёsueses sё Lartё tё Bashkimit Evropian pёr Politikё tё Jashtme dhe tё Sigurisё nё vitin 2014. Dhomat e Specializuara përfaqësojnё ҫdo nivel tё sistemit tё gjykatave nё Kosovё – Gjykatёn Themelore, Gjykatёn e Apelit, Gjykatёn e Lartё dhe Gjykatёn Kushtetuese. Ato funksionojnё nё bazё tё ligjeve pёrkatёse tё Kosovёs dhe tё drejtёs zakonore ndёrkombёtare si dhe tё drejtave ndërkombëtare të njeriut.

BE-ja e ka pёrkrahur kёtё proces qё nga fillimi dhe sё bashku me shtete tё tjera kontribuese (Kanadaja, Norvegjia, Zvicra, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs) do të mbёshtesё financiarisht punёn e gjykatёs.

Dhomat e Specializuara pёrbёhen nga dy organe: Dhomat dhe Zyra Administrative. Zyra e Prokurorit tё Specializuar ёshtё organ i pavarur pёr hetimin dhe ndjekjen penale tё krimeve brenda juridiksionit tё Dhomave tё Specializuara. Nё Dhomat e Specializuara dhe Zyrёn e Prokurorit tё Specializuar punojnё gjykatёs, prokurorё dhe punonjës ndёrkombёtarё, dhe selia e tyre ёshtё nё Hagё, Vendet e Ulëta (Holandё).

Në fletinformacionet dhe në fletëpalosjet e mëposhtme jepet më shumë informacion për disa nga aspektet më të rëndësishme të punës së Dhomave të Specializuara të Kosovës, ndër të cilat informacion prezantues mbi drejtuesit dhe gjykatësit e Dhomave të Specializuara të Kosovës, mbi strukturën dhe mandatin e këtij institucioni si edhe informacion më konkret për Rregulloren e Procedurës dhe të Provave që hyri në fuqi më 5 korrik 2017. Në fletinformacionet/fletëpalosjet tjera ofrohet informacion për mbrojtjen e të dyshuarve dhe të akuzuarve, pjesëmarrjen e viktimave para Dhomave të Specializuara të Kosovës, masat mbrojtëse të urdhëruara prej gjykatës, aktakuzën&procedurat paraprake, Zyrën e Avokatit të Popullit dhe Programin për Informim dhe Ndërgjegjësim të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Klikoni këtu për të parë videot tona informuese

 

All Publications

  • Pasqyrë e Dhomave të Specializuara të Kosovës

    Publication type
    Fletinformacion

    “Pasqyrë e Dhomave të Specializuara të Kosovës” ofron informacion mbi strukturën dhe mandatin e Dhomave të Specializuara, si edhe jep në vijë kronologjike momentet kyçe dhe rendit dokumentet themelore të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

  • Pasqyrë e Zyrës së Prokurorit të Specializuar

    Publication type
    Fletinformacion

    “Pasqyrë e Zyrës së Prokurorit të Specializuar” jep informacion për mandatin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, përshkruan punën e këtij institucioni, shpjegon historikun e krijimit, përvijon politikat e punësimit dhe rendit dokumente të rëndësishme.

  • Drejtuesit dhe gjykatësit

    Publication type
    Fletinformacion

    Në publikimin e titulluar “Drejtuesit dhe gjykatësit” ofrohet informacion më i hollësishëm në lidhje me Kryetaren dhe Administratoren e Dhomave të Specializuara dhe informacion për gjykatësit, duke përfshirë edhe emrat dhe fotografitë e secilit prej tyre.

  • Rregullorja e Procedurës dhe e Provave e Dhomave të Specializuara të Kosovës

    Publication type
    Fletinformacion

    Publikimi “Rregullorja e Procedurës dhe e Provave e Dhomave të Specializuara të Kosovës” përmban informacion për Rregulloren e Procedurës dhe të Provave që hyri në fuqi më 5 korrik 2017.

  • Pjesëmarrja e viktimave para Dhomave të Specializuara të Kosovës

    Publication type
    Fletinformacion

    Në fletinformacionin “Pjesëmarrja e viktimave para Dhomave të Specializuara të Kosovës” shpjegohen modalitetet e pjesëmarrjes dhe përfaqësimit të viktimave në procedurat gjyqësore të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

  • Mbrojtja në DHSK

    Publication type
    Fletinformacion

    Një ndër të drejtat më të rëndësishme të të dyshuarve dhe të akuzuarve para Dhomave të Specializuara të Kosovës është e drejta për mbrojtës. Informacion më të hollësishëm për mbrojtjen e të dyshuarve dhe të akuzuarve para Dhomave të Specializuara të Kosovës mund të gjeni në fletinformacionin këtu.

  • Zyra e Avokatit të Popullit

    Publication type
    Fletinformacion

    Zyra e pavarur e Avokatit të Popullit ofron një mbrojtje të rëndësishme të të drejtave të njeriut për personat që ndërveprojnë me Dhomat e Specializuara të Kosovës. Fletinformacioni ofron një pasqyrë të detyrave dhe funksioneve kryesore të Avokatit të Popullit.

  • Komunikim dhe Ndërgjegjësimi në DHSK

    Publication type
    Fletinformacion

    Programi për Informim dhe Ndërgjegjësim i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) synon të promovojë të kuptuarit e mandatit dhe procedurave të DHSK-së, dhe të kultivojë dialog në lidhje me të. Fletinformacioni ofron informacion të detajuar rreth Programit dhe zbatimit të tij.

  • Një përshkrim i shkurtër i Dhomave të Specializuara të Kosovës

    Publication type
    Broshurë