Në korrik 2016, Shërbimi i Jashtëm i BE-së (EEAS) afishoi një  Ftesë për propozimin e kandidaturave për Kryetar dhe për Listën e Gjykatësve Ndërkombëtarë të Dhomave të Specializuara të Kosovës. Shteteve anëtare të BE-së dhe shteteve kontribuese u kërkohet të paraqesin kandidatë të kualifikuar për postin e Kryetarit dhe për postet e Gjykatësve të Dhomave të Specialiuara. Kriteret e kandidatëve janë përcaktuar në nenin 27 të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar (link). Kryetari i Dhomave të Specializuara do të jetë me detyrë të përhershme. Gjykatësit do të emërohen në Listën e Gjykatësve Ndërkombëtarë dhe do të jenë të pranishëm në seli vetëm për kryerjen e detyrave që diktojnë pjesëmarrjen e tyre. 

Ftesa gjendet në faqen e EEAS-it në Internet (http://eeas.europa.eu/csdp/opportunities/index_en.htm) dhe është e hapur deri më 9 shtator 2016. Kandidatët do të përzgjidhen sipas procedurës së parashkruar në Ligjin përkatës, pas mbarimit të afatit të Ftesës.  Procesi përzgjedhës shpjegohet në hollësi këtu.

Burimi: 
Dhomat e specializuara