Më 1 shtator 2016, David Schwendiman, Kryeprokurori i Task Forcës Hetimore Speciale (TFHS) të BE-së  u emërua Prokuror i specializuar (Kryeprokuror) i Zyrës së Prokurorit të specializuar (ZPS) të Kosovës e cila është ngritur tashmë.

Z. Schwendiman u emërua sipas Nenit 35 të Ligjit për Dhomat e specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të specializuar i cili u miratua në gusht 2015. Emërimi i tij shënon tranzicionin zyrtar të TFHS-së në ZPS-në.    

Me të mësuar për emërimin, Z. Schwendiman tha që ky është një hap i mirëpritur dhe përpara në shtegun drejt themelimit të institucioneve të përcaktuara në ligjin kosovar dhe funksionalizimit të tyre në standardin më të lartë ndërkombëtar.

“Tranzicioni nga TFHS-ja në ZPS-në është i mbarë,” tha ai. “Prokurori i specializuar dhe ZPS-ja do të vazhdojnë t’i zhvillojnë hetimet e nisura nga TFHS-ja dhe ne do të vazhdojmë përgatitjet tona për fazën e ardhshme të punës sonë.”

“Mezi pres të takohem me njerëz në rajon dhe të takohem me mediat kur është e përshtatshme në javët dhe muajt e ardhshëm.”

Burimi: 
Zyra e Prokurorit tё specializuar