15 shtator 2016, Hagë

Fjalim

David Schwendiman

Prokuror i specializuar

HYRJA 

Siç ju ende mund të dini, më 1 shtator unë u emërova kryeprokuror i Zyrës së Prokurorit të specializuar të Kosovës, të krijuar tashmë.

Emërimi im shënon tranzicionin formal të Task Forcës Hetimore Speciale të BE-së në Zyrën e Prokurorit të specializuar.

Ky emërim më jep autoritetin për t’i ndjekur penalisht rastet që dalin nga hetimet e kryera nga task forca dhe nga zyra e prokurorit të sapoformuar.

Mezi kam pritur këtë ditë që nga dita ime e parë kur mbërrita në Bruksel për të marrë përsipër punën e task forcës nga Ambasadori Williamson në maj 2015.

Unë qëllimisht kam heshtur që nga ajo kohë sepse unë kam dëshiruar për t’u përqendruar në hetimet.

Qëllimi im sot është që t’jua japë mundësinë për të dëgjuar sesi unë i vlerësoj përgjegjësitë e mia dhe rolin tim, dhe për aq sa mundem, t’u përgjigjem pyetjeve tuaja, në kohën që ne kemi sot.

Siç disa nga ju e dini, unë kam qenë prokuror në Shtetet e Bashkuara për më shumë se tridhjetë vjet përpara se jam bërë prokuror ndërkombëtar në Bosnjë- Hercegovinën.

Unë e di nga përvojat e mia personale sa e dhimbshme dhe sa e vështirë është për të hetuar dhe për të ndjekur penalisht mizori masive; si për ata që i zhvillojnë, por edhe më tepër për ata që preken nga hetimet dhe ndjekjet penale.

Unë e di nga përvoja ime personale sa kohë, mundim, dhe përkushtim kërkohen për t’u marrë me këso lëndësh.

Unë u caktova për këtë punë sepse unë kam treguar aftësinë për të zhvilluar hetimet dhe ndjekjet penale në mënyre të suksesshme në lidhje me krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit.

Unë kam përvojë në udhëheqjen e një prokurorie duke bërë këtë lloj pune.

Dhe më e rëndësishme, unë njihem si njeri që vepron në mënyrë të pavarur.

Unë synoj të bëj këtë punë siç unë gjithmonë kam punuar në të kaluarën: në mënyrë të drejtë e energjetike dhe pa frikë e pa hatër.  

Unë nuk do të kisha pranuar këtë emërim si Prokuror i specializuar po të mos besoja se kishte një çështje që duhet të merret përsipër.

Përgjegjësia ime tani është të punoj, dhe t’i zhvilloj hetimet dhe t’i ndjekë çfarëdolloj akuza të cilët unë vendos të paraqes, në mënyrë të pavarur dhe profesionale.

Unë do të marr vendime vetëm në bazë të fakteve të cilat ne kemi dhe të cilat ne do të vazhdojmë t’i mbledhim, dhe në bazë të interpretimit tonë më të mirë të ligjit, e jo në bazë të pasojave të mundshme politike e diplomatike ose të ndonjë rrjedhoje tjetër.

Unë jam i vetëdijshëm për ndjeshmërinë politike të punës sime, por unë jua përsëris – unë do të udhëzohem vetëm në bazë të fakteve dhe të ligjit.

Por përpara se të vazhdoj në këtë temë, lërmë t’jua kujtoj përparimin që ende është bërë.

PËRPARIM

Që kur ajo filloi punën e saj, Task Forca Hetimore Speciale mblodhi provat me shumë kujdes në lidhje me mandatin e saj; jo për ta përligjur raportin e Këshillit të Evropës, por për të konstatuar në mënyrë të pavarur nëse ekzistojnë provat për të justifikuar paditjen e dikujt për krime.

Hapi tjetër ka qenë t’i vendos mjetet për t’i adresuar çështjet e ngritura nga hetimet formalisht.

Nëse merrni në mend atë që është bërë gjatë vitit të fundit do të shihni që përparim domethënës është bërë në këtë aspekt:

Në gusht të vitit 2015, një amendament kushtetues dhe një ligj janë miratuar nga Kuvendi i Kosovës për ta bërë këtë të mundshme;

Një marrëveshje e përkohshme me shtetin nikoqir midis Vendeve të Ulëta dhe Kosovës është arritur në janar të këtij viti, duke filluar procesin që lejon gjithë këto të bëhen këtu në Hagë;

Administrata për gjykatën e re, të cilën ligji krijoi, u zhvendos në Hagë në prill 2016;

Task Forca Hetimore Speciale u zhvendos nga Bruksel në Hagë në qershor;

Shtetet anëtare të BE-së tashmë kanë miratuar një buxhet i cili mbështet tërë këtë mundim;

Më 1 shtator, Prokurori i specializuar u emërua dhe Zyra e Prokurorit të specializuar u ngrit formalisht.

Puna shkon vazhdimisht përpara, por patjetër ka më shumë që duhet të bëhet.

Tani, ndërsa unë po bisedoj me ju, Zyra e Prokurorit të specializuar po merr në punë kandidatët më të mirë dhe më të shkëlqyeshëm për t’u bashkuar me bërthamën e stafit të jashtëzakonshëm nga task forca për ta ndërtuar ekipin i cili më duhet për ta ngrejë gjithë këtë në nivelin tjetër.

Bashkimi Evropian, Vendet e Ulëta, Kosova dhe bashkësia ndërkombëtare kanë shpenzuar energji dhe burime të shumta për t’i sjellë sendet deri në këtë pikë.

Unë jam i mirënjohës për mbështetjen dhe përkrahjen financiare të Bashkimit Evropian, Vendeve të Ulëta, Shteteve të Bashkuara dhe bashkësisë së gjerë ndërkombëtare.

Unë jam i sigurt që kjo mbështetje do të vazhdojë.

Mesazhi im është që askush nuk duhet të dyshojë që kjo është një ndërmarrje shumë serioze.

Ajo po ndodh.

PRITJET

Lërmë t’i adresoj shkurtimisht disa nga pritjet më themelore dhe t’u përgjigjem disa nga pyetjeve që disa kanë për punën e zyrës së prokurorit.

Kur mund t’i presim akuzat?

Siç sapo thashë, ende ka më shumë që duhet të bëhet, më shumë që duhet të vijë, përpara se gjithçka është në vend që do të më lejojë t’i marrë vendimet formale për akuzat.

Në fund të fundit, unë do të bëj atë që më bindin provat dhe ligji, kur ne jemi gati – asnjë minutë më herët, asnjë minutë më vonë.

Unë besoj fort që ngutja nuk është mike e drejtësisë, por as nuk është vonesa e panevojshme.

Unë jam i përkushtuar, aq sa unë vetë mund ta kontrolloj, që nuk do të ketë vonesa të panevojshme kur vjen puna te përmbushja e përgjegjësive të mia.

Spekulim për ndonjë nga këto është veç spekulim – dhe ai nuk shërben për asnjë qëllim legjitim.

Kush prisni të paditet?

Ju do të dini që dikush paditet kur një aktakuzë ose dëftesë paditëse bëhet publike nga gjykata kur, dhe nëse, akuzat konfirmohen.

Edhe një herë, spekulim për ndonjë nga këto është veç spekulim – por, më tej, është e padrejtë dhe mundësisht edhe shkatërruese si për ata që janë viktima dhe dëshmitarë, si dhe për ata që paditen ose mund të mos paditen.

Me pak fjalë, për sa u përket spekulimeve dhe raporteve që gjoja vijnë nga “burimet e afërta me prokurorinë”, nëse kanë të bëjnë me këto hetime ose me ndonjë ndjekje penale që është e lidhur me ato, asgjë që ju dëgjoni ose lexoni nuk duhet të merret si e vërteta përveç nëse ajo vjen nga unë vetë, ose nga gjykata kur është koha për gjykatën të prononcohet.

DETYRIMET

Pak fjalë për detyrimet e mia si prokuror dhe si kryeprokurori.

Pavarësi

Amendamenti kushtetues dhe ligji që krijuan pozitën të cilën unë e mbaj tani e bëjnë shumë të qartë: unë jam i pavarur.

Unë nuk marr udhëzime nga askush.

Ky është një zotim ligjor, profesional dhe personal të cilin unë e bëra lirisht kur e pranova pozitën.

Marrja e vendimeve të përshtatshme si prokuror

Detyra ime profesionale është për t’i autorizuar akuzat që mbështeten nga provat të cilat janë në dispozicion dhe të pranueshme në gjyq dhe që janë të mjaftueshme si në sasi edhe në cilësi për t’i sjellë dënimet kur paraqiten para një gjykuesi faktik i cili është objektiv dhe neutral dhe kur merren në provë nga mbrojtja.

Ndonjë dënim duhet t’i plotësojë kërkesat ligjore që të qëndrojë kundër apelit dhe ai duhet të jetë i zbatueshëm.

Këto janë standardet ndërkombëtare që rregullojnë atë që unë bëj, dhe unë jam i zotuar që t’i zbatoj.

Informim

Një nga detyrimet e mia si kryeprokuror është për t’i informuar ata që janë të interesuara për punën time dhe që ndikohen nga ajo; kryesisht të siguroj aq sa mundem që viktimat informohen rregullisht dhe në mënyrë të përshtatshme për përparimin e hetimeve dhe ndjekjeve penale të cilat i preken.

Unë e kuptoj këtë, dhe unë jam i zotuar që ta përmbush këtë detyrim.

Ju vetë jeni një nga mjetet më të rëndësishme në sjelljen e informatës drejt atyre që ndikohen nga gjithë kjo.

Kam respekt për punën që ju bëni.

Unë besoj se mediat e lira, energjetike dhe e përgjegjshme janë të nevojshme për të siguruar që rezultatet e arritura nga Zyra e Prokurorit të specializuar dhe nga gjykata janë legjitime dhe, me po aq të njëjtën rëndësi, që perceptohen si legjitime nga ata që ndikohen nga ato.

Ndër të tjerë, puna ime përfshin këtë pikë, që unë duhet t’i mos komprometoj hetimet ose ndjekjet penale duke zbuluar informatën e cila mund të jetë e dëmshme për viktimat, dëshmitarët, madje edhe një të akuzuar, përveç në pajtim me një rregulle ose në gjykatë nën drejtimin, mbikëqyrjen dhe mbrojtjen e gjyqtarëve.

Për këtë arsye, unë nuk do të flas për hetimet tona, mjetet tona, metodat tona, ose burimet tona, të gjeturat tona, ose përfundimet tona.

Për aq sa mundem, duke mos i komprometuar hetimet ose ndonjë ndjekje penale, dhe duke mos shkelur përgjegjësitë etike dhe profesionale, unë do të jem i hapur me ju.

Viktimat

Unë jam plotësisht i zotuar të siguroj që viktimat përfshihen siç duhet në gjithçka që ne bëjmë dhe që viktimat në rrezik të marrin gjithë mbështetjen që unë jam në gjendje t’ua jap.

Ky është një detyrim ligjor, si edhe moral, që unë marr personalisht dhe seriozisht.

Mbrojtja e dëshmitarëve dhe e informatës konfidenciale

Unë detyrohem t’i mbroj dëshmitarët dhe të rruaj si konfidenciale dhe të sigurta të gjitha informata që duhet të mbrohen për të siguruar që dëshmitarët të cilët japin prova të mos frikësohen, dëmtohen, ose kanosen.

Edhe ky është më shumë sesa një detyrim ligjor.

Unë nuk do të diskutoj ose tregoj informatë në lidhje me dëshmitarët tonë.

As nuk do të diskutoj mjetet ose metodat për mbrojtjen e atyre që rrezikohen për shkak të rolit të tyre në hetimet tona ose ndonjë procedim. 

JURIDIKSION

Një vërejtje e fundit për juridiksionin e Prokurorit të specializuar dhe të Zyrës së Prokurorit të specializuar.

Ligji i cili u miratua vitin e kaluar është shumë specifik në kufizimet të cilat i vë në juridiksionin e Zyrës së Prokurorit të specializuar – dhe është njësoj me Dhomat e specializuara.

Në përgjithësi, juridiksioni im përfshin hetimet dhe ndjekjen penale të:

Veprave të kryera nga individë të cilat lidhen me veprimet të adresuara në Raportin e Këshillit të Evropës të botuar në 2011; 

Veprave të kryera nga individë nga fillimi i vitit 1998 deri në fund të vitit 2000; 

Atyre veprave të individëve kur ato përbëjnë një krim i luftës ose një krim kundër njerëzimit siç përcaktohen në ligjin e vitit 2015 vetë ose nga e drejta zakonore ndërkombëtare e zbatueshme;

Dhe veprave që ndikojnë në integritetin e hetimeve ose procedimeve, siç janë frikësimi i dëshmitarëve, dhënia e dëshmisë së rremë, etj.

Burimi: 
Zyra e Prokurorit tё specializuar