Sot, Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjykatëse Ekaterina Trendafilova, lëshoi një vendim administrativ që zyrtarizon vendin e zhvillimit të procedurës konkrete të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese në Holandë (shteti pranues). Në bazë të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë seli si në Kosovë, po ashtu edhe në shtetin pranues. 

Më 30 mars 2017, duke u bazuar në nenin 3(8) të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, Kryetarja e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese, gjykatëse An Pauër-Ford, parashtroi një kërkesë për ndryshim të vendit të zhvillimit të procedurës së Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese në shtetin pranues. Sot, duke vepruar në përputhje me nenin 3(8)(d) të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës lëshoi një vendim administrativ që ndryshon vendin e zhvillimit të procedurës së Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese për shqyrtimin e përputhshmërisë së Rregullores së Procedurës dhe të Provave me Kushtetutën e Kosovës. Me anë të këtij vendimi, Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës mundëson marrjen e të gjithë hapave të nevojshëm dhe garanton zhvillimin efikas, efektiv dhe të sigurt të procedurës së tanishme të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese.

Burimi: 
Dhomat e specializuara