Të mërkurën më 26 prill 2017, në orën 12:00, kryegjykatësja e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese të Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjykatëse An Pauër-Ford, do të shpallë vendimin e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me referimin e Rregullores së Procedurës dhe të Provave sipas nenit 19(5) të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Për shkak të numrit të kufizuar të vendeve, regjistrimi për pjesëmarrje mund të bëhet më së voni deri në orën 16:00 të datës 25 prill 2017, me postë elektronike në adresën:
Në qoftë se do t’u jepet një vend, do të merrni konfirmim dhe informacion plotësues.
Ju lutemi të keni parasysh se në ndërtesë nuk do të lejohen KURRFARË PAJISJESH OSE APARATESH ELEKTRONIKE. Gjithashtu, gjatë gjithë kohës vizitorët duhet të mbajnë me vete një dokument identifikimi të vlefshëm.