Dhomat e Specializuara të Kosovës organizojnë informime javore për median gjatë të cilave një zëdhënës jep informacion të përditësuar mbi procedurat dhe veprimtaritë e gjykatës. Gazetarët e interesuar mund të regjistrohen për pjesëmarrje në këtë informim dhe marrin lidhjen duke dërguar një email në [email protected].