Më 17 shtator 2021, Prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJPN), z. Karim A.A.Khan emëroi gjykatësen Kristinë van den Vijngart (Christine van den Wyngaert) si një ndër këshilltarët e tij të posaçëm në pajtim me nenin 42(9) të Statutit të Romës. 

Kryetarja, gjykatëse Ekaterina Trendafilova, i shprehu përgëzimet e veta të sinqerta gjykatëses van den Vijngart lidhur me këtë emërim dhe deklaroi se pa dyshim që Prokurori i GJPN-së do të përfitojë nga përvoja e gjerë e gjykatëses van den Vijngart në fushën e drejtësisë penale ndërkombëtare.

Burimi: 
Dhomat e specializuara