Të mërkurën, më 28 qershor 2017, në orën 12:00, Kryetarja e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese të Dhomave të Specializuara të Kosovës do të shpallë Aktvendimin e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Referimin e Rregullave të Rishikuara të Rregullores së Procedurës dhe të Provave sipas nenit 19(5) të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Për shkak të numrit të kufizuar të vendeve, regjistrimi për pjesëmarrje duhet të bëhet deri në orën 16:00 të datës 27 qershor 2017, në adresën:
Në qoftë se do t’u jepet një vend, do të merrni konfirmim dhe informacion plotësues.
Ju lutemi mbani parasysh se në ndërtesë nuk do të lejohen KURRFARË PAJISJESH OSE APARATESH ELEKTRONIKE. Gjithashtu, gjatë gjithë kohës vizitorët duhet të mbajnë me vete një dokument identifikimi të vlefshëm..