Kryetarja dhe Administratorja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) pritën sot Ministren e Drejtësisë së Kosovës, znj. Albulena Haxhiu, zëvendëskryetaren e Kuvendit të Kosovës, znj. Saranda Bogujevci, kryetarin e Komisionit për Legjislacion, z. Adnan Rrustemi, deputetin e Kuvendit të Kosovës, z. Erxhan Galushi dhe ambasadorin e Kosovës, z. Dren Doli, për një vizitë zyrtare në mjediset e DHSK-së.
Pjesëmarrësit në takim diskutuan çështje që kanë të bëjnë me skemën e ndihmës juridike të DHSK-së, lehtësimin e vizitave nga familjarët e të paraburgosurve dhe çështje të tjera brenda kornizës ligjore të gjykatës.
Burimi:
Dhomat e specializuara