Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) kanë kënaqësinë të shpallin konkursin e eseve për studentët e drejtësisë.

Të gjithë studentët e interesuar nga universitetet publike ose private të Kosovës ftohen të paraqesin esetë e tyre deri më 30 nëntor 2022.

Esetë do të shqyrtohen nga një komision, pjesë e të cilit janë ekspertë të fushës së të drejtës ndërkombëtare.

Pjesëmarrësit do të njoftohen me email për rezultatet e konkursit. Studentët me tre esetë më të mira do të shpërblehen me libra nga fusha e të drejtës ndërkombëtare me një vlerë prej rreth 250 euro.

Të gjithë studentët e interesuar duhet të lexojnë me kujdes rregullat e mëposhtme në mënyrë që eseja e tyre të pranohet në konkurs.

Rregullat e konkursit të eseve të DHSK-së

Kriteret e pranimit

  • Studentët e drejtësisë duhet të jenë të regjistruar në një universitet në Kosovë në nivel universitar ose pasuniversitar.

Tema

  • Studentët mund ta zgjedhin vetë temën, me kusht që ajo të jetë nga fusha e drejtësisë dhe të ketë lidhje me Dhomat e Specializuara të Kosovës.
  • Shembuj të temave të mundshme janë:

- vendimet/qasja e gjykatësve dhe paneleve të gjykatësve të Dhomave të Specializuara (d.m.th. jurisprudenca);

- krahasimet me vendimet/jurisprudencën e gjykatave të tjera;

- temat që kanë lidhje me kornizën ligjore të DHSK-së.

  • Tema e zgjedhur në ese duhet të paraqitet në mënyrë të qartë dhe të përmbledhur nga këndvështrimi juridik. Ju lutemi të shmangni temat spekulative.

Udhëzime për dorëzimin e eseve

  • Do të pranohen dhe vlerësohen vetëm punimet akademike të cilësisë së lartë. Autor i punimit duhet të jeni ju vetë. Më shumë informacion mbi integritetin akademik do të gjeni këtu.
  • Punimet do të vlerësohen në bazë të origjinalitetit të ideve, qartësisë së paraqitjes dhe shprehjes, argumentimit bindës dhe faktorëve gjuhësorë si sintaksa, gramatika, drejtshkrimi dhe lexueshmëria në përgjithësi.
  • Punimet duhet të përmbajnë referenca dhe bibliografi. Gjatësia e tekstit kryesor duhet të jetë midis minimum 1500 dhe maksimum 4000 fjalë, duke përjashtuar referencat dhe bibliografinë.
  • Lloji i shkrimit në punim duhet të jetë Times New Roman, 12 points, 2 line spacing. Punimi duhet të ketë një faqe të veçantë për titullin, e cila duhet të përmbajë titullin e esesë, emrin e autorit dhe numrin e fjalëve.
  • Esetë duhet të dorëzohen në njërën nga tri gjuhët zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës (shqipe, serbishte ose anglishte).
  • Esetë duhet të dorëzohen në formatin MS Word dhe PDF. Versione të tjera nuk do të pranohen.
  • Esetë duhet të dërgohen në [email protected], duke shënuar “Essay Competition” në titullin e email-it.
  • Në tekstin e email-it duhet të shënoni emrin tuaj, emrin e universitetit, fakultetin dhe studimet që ndiqni.
  • Së bashku me esenë duhet të dorëzoni edhe një Formular Autorizimi të plotësuar dhe të nënshkruar, me të cilin jepni pëlqimin tuaj për përpunimin e të dhënave personale për administrimin e konkursit. 

Afati

  • Afati i fundit për dorëzimin e eseve është data 1 shtator 2023, ora 23:59.

Me dorëzimin e esesë, pjesëmarrësit konfirmojnë se janë të vetëdijshëm se esetë që nuk janë në përputhje me udhëzimet e mësipërme mund të skualifikohen.

Çmimet

Studentët me tre esetë më të mira do të shpërblehen me libra nga fusha e të drejtës ndërkombëtare me një vlerë prej deri 250 euro.

Për çdo sqarim në lidhje me konkursin e eseve, dërgoni email me pyetjen tuaj në [email protected].

Njoftimi i privatësisë

Deklarata e Privatësisë e Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim të DHSK-së gjendet këtu.  

Burimi: 
Dhomat e specializuara