Prokurori i Specializuar David Schwendiman dha një deklaratë sot, duke cekur arsyet për largimin e tij nga Haga në prill, largimi i cili vjen për shkak të skadimit të emërimit të tij për afatin e caktuar për tre vite si një Oficer i Lartë për Shërbim të Jashtëm në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Z. Schwendiman do të largohet nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 31 mars 2018 kur emërimi i tij do të marrë fund.

“Kjo duhet të ndodhë sepse administrata amerikane nuk mund të bëjë përjashtim për statusin tim si pensionist i rimarrë në shërbim, diçka që ligji nuk më lejon të ndryshoj, pavarësisht nga sa shumë mund të dëshiroj të qëndroj,” z. Schwendiman tha në deklaratën e bashkëngjitur.

Në këtë deklaratë, z. Schwendiman e bëri të qartë që nuk po e jep dorëheqje as nuk po shkarkohet dhe që largimi i tij i shpejtë nuk paraqet një ndryshim në politika ose zotim ndaj punës së Zyrës së Prokurorit të Specializuar nga ana e SHBA-së ose nga ana e Bashkimit Evropian ose nga bashkësia ndërkombëtare në përgjithësi.

“Përkundrazi, shpejtësia me të cilën Bashkimi Evropian ka reaguar për ta filluar kërkimin për Prokurorin e Specializuar të ri tregon fuqinë e përkrahjes së tij – po ashtu si përgjigja e gjithanshme vetëm disa javë më parë ndaj përpjekjes për ta shfuqizuar ligjin i cili kishte krijuar Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar tregoi vendosmërinë ndërkombëtare dhe mbështetjen për ne,” tha ai.

Z. Schwendiman shpjegoi që “barra më e rëndë në ndonjë zyrë prokurori mbartet nga personeli në zyrë dhe jo nga përgjegjësi që e drejton” dhe shtoi që kjo nuk do të ndryshohet në Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

“Detyra ime si Prokurori i Specializuar është që t’i caktojë politikat, ta drejtoj punën dhe të sigurojë që ata që bëjnë punën kanë burimet dhe mbështetjen që u duhen që ta kryejnë punën,” tha z. Schwendiman, duke vënë në pah që ai e vendosi Zyrën e Prokurorit të Specializuar në një rrugë të qëndrueshme, ndihmoi në rekrutimin e një stafi të jashtëzakonshëm, siguroi që zyra ka marrë burimet e nevojshme, dhe punoi me bashkësinë ndërkombëtare që të merrte përkrahjen e duhur për kryerjen e punës.

Kwai Hong Ip, zëvendësi i z. Schwendiman, do të marrë përsipër detyrën si Prokuror i Specializuar i Përkohshëm që të sigurohet vazhdimësi.

Z. Schwendiman gjithashtu pati një mesazh shumë të qartë në lidhje me hetimet të cilat ai kryeson.

“Asnjëri nga ata përgjegjës për krimet e përfshira në mandatin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe të Dhomave të Specializuara nuk duhet të mendojë për asnjë moment që largimi im ka të bëjë fare me një mungesë zotimi ndaj hetimeve.

“Një parim kryesor i punës sonë gjithmonë ka qenë përgjegjësia individuale – duke mbajtur njerëz përgjegjës për veprat e veta, për çka kanë bërë si individë – puna jonë asnjëherë nuk ka qenë për ndryshimin e historisë ose për të veçuar grupe të caktuara për dënim.

“As kjo nuk do të ndryshohet kur një Prokuror i Specializuar i ri do të marrë përsipër detyrën,” tha ai.

Ai gjithashtu bëri të qartë që ata që janë prekur nga krimet të përfshira në mandatin “kanë çdo arsye të vazhdojnë të besojnë në punën që ne kemi bërë, po bëjmë tani apo do të bëjmë në të ardhmen.”

“Vendosmëria e atyre që po punojnë në Zyrën e Prokurorit të Specializuar nuk do të ndikohet vetëm nga se do të zëvendësohem,” tha ai, duke shtuar që “Kushdo që vjen pas meje do të jetë po aq e zotuar në kryerjen e punës drejt dhe mirë dhe aq shpejtë sa është e mundshme.”

Z. Schwendiman u emërua Prokuror i Specializuar më shtator 2016, pasi që kishte shërbyer si Kryeprokuror i Task Forcës Hetimore Speciale që nga maj 2015.

Z. Schwendiman u pensionua nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë më 2014 pasi kishte shërbyer në pozita të ndryshme në departamentin, duke përfshirë Këshilltar të Lartë për Çështje Gjyqësore, Ndihmësprokurorin e Parë të Shteteve tё Bashkuara dhe Prokurorin e Përkohshëm për rajonin e Utahut. Pas pensionimit, ai menjëherë u kthye në shërbim në zyrën e Kryeinspektorit Special tё Shteteve tё Bashkuara për Rindërtimin e Afganistanit (SIGAR) si Drejtor i Operacioneve Pararojё të Kryeinspektorit Special në Kabul. Ai vinte në Task Forcën Hetimore Speciale menjëherë pas shërbimit të tij me SIGAR-in.

Në karrierën e tij që zgjatet më shumë se pesë dekada, ai kreu detyra në Bahrejn, Bangladesh, Brazil, Tajlandë dhe Vietnam, dhe kaloi shumë vite në Afganistan dhe Bosnjë e Hercegovinë.

 

Deklaratën e Prokurorit të Specializuar mund t'a gjeni këtu:

"Sapo jam njoftuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit që afati im trevjeçar si Oficer i Lartë për Shërbim të Jashtëm do të marrë fund më 31 mars 2018.

Si pasojë, mbështetja ime si i atashuari si Prokurori i Specializuar nuk mund të zgjatet.

Kjo duhet të ndodhë sepse administrata amerikane nuk mund të bëjë përjashtim për statusin tim si pensionist i rimarrë në shërbim, diçka që ligji nuk më lejon të ndryshoj, pavarësisht nga sa shumë mund të dëshiroj të qëndroj.

Menjëherë pasi jam njoftuar, unë ia tregova Bashkimit Evropian si dhe Administratores së Dhomave të Specializuara që unë duhet ta lë pozitën time si Prokuror i Specializuar më 31 mars 2018. Këtë e bëra që ta mundësoja Administratoren ta fillojë kërkimin për pasuesin tim.

Siç kam përsëritur disa herë që nga koha që jam bërë Prokuror i Specializuar, spekulimet në lidhje me punën tone në Zyrën e Prokurorit të Specializuar, si dhe tani në lidhje me rastin tim, nuk shërbejnë për asgjë, as nuk janë të besueshme. Unë kam thënë gjithashtu që nuk duhet të besoni asnjë lajm përveç nëse e dëgjoni nga unë. Unë po e bëj këtë deklaratë që të siguroj që ju e merrni këtë lajmë drejtpërdrejt nga unë.

Më e rëndësishme, unë nuk po e jap dorëheqje. Në të vërtetë, do të më pëlqente nëse ligji amerikan do të më lejonte të qëndroj. Por nuk e lejon, dhe si rrjedhim, unë duhet të largohem pa dëshirë nga një pozitë për të cilën jam edhe krenar dhe i nderuar që e kam pasur.

As nuk po shkarkohem nga puna për ndonjë pakënaqësi me sesi e kam shërbyer ose me punën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar – përkundrazi.

Kjo është thjeshtë një ndryshim që detyrohet nga ligji amerikan – asgjë më shumë.

Largimi im as nuk jap sinjal për një ndryshim në politika ose në zotimin ndaj punës së Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe të Dhomave të Specializuara nga ana e SHBA-së ose nga ana e Bashkimit Evropian ose nga bashkësia ndërkombëtare në përgjithësi.

Përkundrazi, shpejtësia me të cilën Bashkimi Evropian ka reaguar për ta filluar kërkimin për Prokurorin e Specializuar të ri tregon fuqinë e përkrahjes së tij – po ashtu si përgjigja e gjithanshme vetëm disa javë më parë ndaj përpjekjes për ta shfuqizuar ligjin i cili kishte krijuar Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar tregoi vendosmërinë ndërkombëtare dhe mbështetjen për ne.

Për sa më përket mua dhe rolit tim, në të vërtetë, duhet thënë se barra më e rëndë në ndonjë zyrë prokurori mbartet nga personeli në zyrë dhe jo nga përgjegjësi që e drejton.

Kjo nuk do të ndryshohet në Zyrën e Prokurorit të Specializuar kur pasuesi im do të emërohet.

Detyra ime si Prokurori i Specializuar është që t’i caktojë politikat e zyrës, ta drejtojë punën dhe të sigurojë që ata që bëjnë punën kanë burimet dhe mbështetjen që u duhen që ta kryejnë punën.

Unë besoj se e kam vendosur Zyrën e Prokurorit të Specializuar në një rrugë të qëndrueshme.

Unë kam ndihmuar në rekrutimin e stafit të zyrës – një grup të jashtëzakonshëm të prokurorëve, juristëve, hetuesve, analistëve dhe njerëzit e shkëlqyeshëm që i mbështesin ata.

Siç bëjnë të gjithë profesionistë të mirë, ata do të përshtaten dhe do të shtyjnë përpara.

Unë e kam ndihmuar zyrën t’i marrë burimet e duhura dhe kam punuar bashkë me bashkësinë ndërkombëtare që të marrim mbështetjen që na nevojitet në kryerjen e punës sonë.

Zëvendësi im, Kwai Hong Ip, do të marrë përsipër detyrën si Prokuror i Specializuar i Përkohshëm, siç ka bërë në të kaluarën, dhe kështu do të sigurohet vazhdimësi.

Zyra e Prokurorit të Specializuar është në rrugën e duhur; puna e saj do të vazhdojë pakthyeshëm.

Asnjëri nga ata përgjegjës për krimet e përfshira në mandatin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe të Dhomave të Specializuara nuk duhet të mendojë për asnjë moment që largimi im ka të bëjë fare me një mungesë zotimi ndaj hetimeve.

Një parim kryesor i punës sonë gjithmonë ka qenë përgjegjësia individuale – duke mbajtur njerëz përgjegjës për veprat e veta, për çka kanë bërë si individë – puna jonë asnjëherë nuk ka qenë për ndryshimin e historisë ose për të veçuar grupe të caktuara për dënim.

As kjo nuk do të ndryshohet kur një Prokuror i Specializuar i ri do të marrë përsipër detyrën.

Ata që janë prekur nga krimet të përfshira në mandatin tonë kanë çdo arsye të vazhdojnë të besojnë në punën që ne kemi bërë, që po bëjmë tani, edhe që do të bëjmë në të ardhmen.

Dëshmitarët tanë nuk duhet të druhen nga ky zhvillim.

Vendosmëria e atyre që po punojnë në Zyrën e Prokurorit të Specializuar nuk do të ndikohet vetëm nga se do të largohem.

Kushdo që vjen pas meje do të jetë po aq e zotuar në kryerjen e punës drejt dhe mirë dhe aq shpejtë sa është e mundshme.

Si përmbledhje, përderisa jam i trishtuar që unë duhet të largohem nga kolegët të cilët i admiroj dhe respektoj pa mbaruar atë që kemi nisur së bashku – kolegët në të cilët kam bindje, besim dhe mirëbesim shumë të madh, kolegë të cilët kanë arritur shumë që nga maj 2015 kur u jam bashkuar atyre – unë e di që për shkak të tyre puna e Zyrës së Prokurorit të Specializuar nuk do të ligështohet.

Unë jam mirënjohës për mbështetjen që unë kam marrë gjatë këtyre tre viteve nga ata në Prishtinë dhe Beograd të cilët janë të angazhuar me ne; nga ata në institucione të Bashkimit Evropian me të cilët kemi punuar; nga bashkësia ndërkombëtare e cila ka qenë e palëkundur; nga anëtarët e bashkësisë diplomatike në Hagë me të cilët jam mundur të njohëm aq mirë; nga Administratorja e Dhomave të Specializuara, e cila është edhe një profesionist i përkryer si dhe një mike dhe një kolege e çmuar, nga Kryetarja e Dhomave të Specializuara, por më së shumti nga të gjithë njerëzit me të cilët kam pasur privilegjin të punoj këta tre vite të fundit."

Burimi: 
Zyra e Prokurorit tё specializuar