Gjykatësi Çarls L. Smith, III (klikoni për të shkarkuar)

SHTETËSIA: SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS

DATA E EMËRIMIT: 7 SHKURT 2017

Biografia:

Gjykatësi Çarls L. Smith, III punon që nga viti 2014 si gjykatës për ndërmjetësim dhe arbitrazh. Nga 2010 deri më 2013, ai ishte gjykatës i EULEX-it. Gjatë këtij mandati, u bë anëtar i Gjykatës Supreme të Kosovës nga viti 2011 deri më 2013, dhe u zgjodh nënkryetar dhe kryetar i kuvendit të gjykatësve të EULEX-it, përkatësisht për 2011-2012 dhe 2013. Më 1990, ai u emërua gjykatës qarku në Qarkun e Katërt Gjyqësor në shtetin Aioua (Iowa), ku gjatë periudhës 1996-2010, ishte kryegjykatës dhe anëtar i Këshillit Gjyqësor të shtetit Aioua. Nga 1970 deri më 1989, ai kishte zyrën e vetë të avokatisë i specializuar për çështje penale dhe civile si dhe në të drejtën tregtare, tatimore dhe të trashëgimisë. Gjykatësi Smith III u diplomua si jurist nga Universiteti i Krejtënit (Creighton) në SHBA, më 1970. Ai fitoi të drejtën e ushtrimit të avokatisë në shtetin e Nevadës (Nevada), në qershor 1970 dhe në shtetin Aioua, në qershor 1971.

ÇËshtjet gjyqësore/funksionet NË DHSK:

Kryegjykatës i Trupit Gjykues në çështjen Gucati dhe Haradinaj si dhe në çështjen Thaçi dhe të tjerët;

Nënkryetar i Gjykatës nga data 29 prill 2020;

Gjykatës i lartë në çështjet e apelimeve të punonjësve.