Gjykatësja Kristinë van den Vajngart (klikoni për të shkarkuar)

SHTETËSIA: BELGjikË

DATA E EMËRIMIT: 7 shkurt 2017

Biografia:

Gjykatësja Kristinë van den Vajngart (Belgjikë) ishte gjykatëse e Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJPN) nga viti 2009 deri më 2018. Më 17 shtator 2021, gjykatësja van den Vajngart u emërua si një ndër këshilltaret e posaçme të Prokurorit të GJPN-së. Nga viti 2003 deri më 2009, ajo ishte gjykatëse në Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, ndërsa gjatë periudhës 2000-2002 ishte gjykatëse ad hoc në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Gjatë viteve 1991-1998, shërbeu si nënkryetare e Komisionit për Reformën e Procedurës Penale në Belgjikë (Komisioni Franshimo (Franchimont)). Gjithashtu, ajo punoi si eksperte e Bashkimit Evropian në projekte të ndryshme të së drejtës penale. Gjatë periudhës 1985-2005, ajo ishte profesoreshë në Universitetin e Antverpenit. Ajo ishte studiuese e jashtme në Qendrën Lauterpaht (Lauterpacht) në Universitetin e Kembrixhit dhe që nga viti 2001, profesoreshë nderi në Universitetin e Stelenboshit (Stellenbosch). Gjykatësja Van den Vajngart është diplomuar si juriste dhe ka marrë doktoratën në të drejtën penale ndërkombëtare nga Universiteti i Brukselit (Belgjikë). Gjithashtu ajo ka marrë pesë doktorata nderi nga Upsala (Uppsala) në Suedi, nga Brukseli, Kejs Uestërn Rizërv (Case Western Reserve) në SHBA, nga Mastrihti dhe Universiteti i Stelenboshit në Afrikën Jugore. Ajo ka botuar gjerësisht në fushën e të drejtës penale, procedurës penale, të drejtës penale krahasuese dhe të drejtës penale ndërkombëtare.Në vitin 2019, Shoqata Ndërkombëtare e së Drejtës Penale i akordoi asaj çmimin “Jescheck” për kontributin e dhënë në fushën e drejtësisë penale ndërkombëtare. Gjithashtu, ajo është nderuar edhe me medaljen “Vespasian V. Pella”, e cila akordohet një herë në dhjetë vjet.

ÇËshtjet gjyqësore/funksionet NË DHSK:

Anëtarët e Panelit të Gjykatës Supreme të ngarkuar me kërkesat e Kadri Veselit, të Gucatit dhe HaradinajtMustafës dhe të H. Shalës për mbrojtjen e ligjshmërisë.