Gjykatësi Tomas Laker (klikoni për të shkarkuar)

SHTETËSIA: GJERMANI

DATA E EMËRIMIT: 7 SHKURT 2017

Biografia:

Gjykatësi Tomas Laker punoi si kryegjykatës i Gjykatës Administrative në Hamburg (Gjermani) nga 2005 deri më 2020. Para kësaj periudhe ai u dërgua në Ministrinë e Drejtësisë së Hamburgut (1992-1996), në Gjykatën Administrative të Apelit të Hamburgut (1999-2000) dhe në Gjykatën për Çështje të Sigurimeve Shoqërore të Hamburgut (2005). Ai ishte ndër gjykatësit e parë të emëruar të Tribunalit të Kombeve të Bashkuara për Kontestimet Administrative, ku shërbeu në dy mandate si kryetar (2010-2011; 2013-2014). Aktualisht, ai është gjykatës në disa gjykata administrative të organizatave dhe agjencive ndërkombëtare, përfshirë Këshillin e Evropës (që nga viti 2021), Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (që nga viti 2020), Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për ndihmën dhe punët për refugjatët palestinezë në Lindjen e Afërt (që nga viti 2019) dhe kryesues i Panelit të Gjykatësve të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (që nga viti 2016) si dhe kryesues i Panelit për Apele të Përbashkëta i Tribunalit Ndërkombëtar për Të drejtën Detare (që nga viti 2011). Gjykatësi Laker ka kaluar provimet shtetërore të së drejtës dhe mban gradën e doktorit të shkencave juridike nga Universiteti i Gëtingenit (Gjermani).

ÇËshtjet gjyqësore/funksionet NË DHSK:

Gjykatës në çështjet e apelimeve të punonjësve.