Gjykatësi Vidar Stensland (klikoni për të shkarkuar)

SHTETËSIA: NORVEGJI

DATA E EMËRIMIT: 7 SHKURT 2017

Biografia:

Gjykatësi Vidar Stensland ka qenë gjykatës në Gjykatën e Apelit të Halogalandit (Haalogaland) në Tromsë (Tromsø) që nga viti 2001. Nga 2013 deri më 2016, ai punoi si gjykatës i EULEX-it, në gjykatën themelore të Mitrovicës. Nga 2007 deri më 2009, punoi si këshilltar ligjor dhe më pas si kreu i Misionit Këshillimor të Norvegjisë për Shtetin Ligjor në Gjeorgji. Nga 2004 deri më 2009, ishte anëtar i Komisionit për Rishikimin e Çështjeve Penale në Norvegji. Nga 2000-2001, ai punoi në zyrën e vetë të avokatisë. Gjatë periudhës 1985-1999, ai ka shërbyer në poste të ndryshme në Prokurorinë e Norvegjisë si kreu i departamentit për ndjekje penale/zëvendësshef i policisë, prokuror i lartë në Norvegjinë veriore dhe në Autoritetin Kombëtar të Norvegjisë për hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve ekonomike dhe ambientale. Ai ka ligjëruar për të drejtën dhe procedurën penale, si edhe për të drejtat ndërkombëtare të njeriut në universitete të ndryshme në Norvegji dhe jashtë. Gjykatësi Stensland është diplomuar si jurist nga Universiteti i Oslos (Norvegji).

ÇËshtjet gjyqësore/funksionet NË DHSK:

Kryetar i Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese të DHSK-së (mandati aktual ka nisurmë 1 qershor 2024).

Kryegjykatës/anëtar i paneleve të ndryshme të Gjykatës Kushtetuese të ngarkuar, ndër të tjera, me referimet lidhur me Rregulloren e Procedurës dhe të Provave të DHSK-së (i parii treti), referimet e Kryetares së Kuvendit të Kosovës, Thaçit, Veselit, Krasniqit, referimet nga Shala (i pari; i dyti; i treti), Nasim HaradinajtJanuzi dhe të tjerët dhe Mustafës (i parii dyti).