SHTETËSIA: kanada
DATA E EMËRIMIT: 7 SHKURT 2017
Biografia:
Gjykatësi Kenet Roberts (Kanada) punon si jurist i lartë në Mekanizmim Ndërkombëtar të Paanshëm dhe të Pavarur (Siri) që nga viti 2018. Ai ka punuar si jurist i lartë në Dhomën Gjyqësore të Dhomave të Jashtëzakonshme të Gjykatave të Kamboxhias (2013-2018), në Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë si zëvendëssekretar (2009-2012), jurist i lartë (2005-2009; 2012-2013), jurist (2000-2005) dhe ndihmësjurist (1998-2000). Më 2002, ai ishte kreu i njësisë për politikën ligjore i Departamentit të Drejtësisë në Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Gjatë periudhës 1995-1997, punoi në Organizatën për Ushqimin dhe Bujqësinë e Kombeve të Bashkuara. Gjykatësi Roberts është diplomuar për marrëdhënie ndërkombëtare në Universitetin e Torontos (Kanada), për drejtësi në Universitetin Perëndimor (Kanada) dhe është magjistër në të drejtën ndërkombëtare publike nga Universiteti për Ekonomi dhe Shkenca Politike në Londër (Britani e Madhe). Më 1997, ai u pranua në ushtrimin e avokatisë në Ontario (Kanada).