Gjykatësja Mapi Feld-Folia (klikoni për të shkarkuar)

SHTETËSIA: HOLANDË

DATA E EMËRIMIT: 7 SHKURT 2017

Biografia:

Gjykatësja Mapi Feld-Folia punon si gjykatëse në Gjykatën e Apelit në Hagë që nga viti 2010, ku është anëtare e Dhomave për Trafikimin e Qenieve Njerëzore dhe Krimeve Ndërkombëtare. Prej vitit 2006, ajo punoi si gjykatëse në gjykatën e shkallës së parë të Hagës, në çështje të së drejtës penale (ndërkombëtare) dhe ekstradimit. Nga 1997 deri më 2005, ajo punoi në departamentin e të drejtës penale të zyrës shkencore të Gjykatës Supreme të Holandës. Gjatë kësaj periudhe, më 2001, ajo gjithashtu u caktua në Ministrinë e Punëve të Jashtme si përfaqësuese zëvendësuese në Gjykatën Evropiane për Të drejtat e Njeriut. Ajo ka qenë mësimdhënëse e të drejtës dhe procedurës penale si edhe e të drejtës penale evropiane në Universitetin e Tilburgut dhe në Universitetin e Erasmusit në Roterdam (Holandë). Gjykatësja Feld-Folia është diplomuar për drejtësi nga Universiteti i Tilburgut dhe ka një diplomë pasuniversitare nga Universiteti i Lirë i Brukselit (Belgjikë). Ajo u doktorua për të drejtat e njeriut dhe procedurën penale nga Universiteti i Tilburgut. Ajo ka botuar gjerësisht në fushën e të drejtës dhe procedurës penale si edhe të së drejtës penale evropiane dhe ka ligjëruar për të drejtën evropiane, trafikimin e qenieve njerëzore dhe të drejtën (procedurale) penale.

ÇËshtjet gjyqësore/funksionet NË DHSK:

Kryegjykatëse e Trupit Gjykues në çështjet kundër Salih MustafësPjetër Shalës dhe Januzi dhe të tjerët