Përfaqësues të Dhomave të Specializuara të Kosovës mbajtën sot një ligjëratë para studentëve të drejtësisë në Universitetin e Prizrenit dhe diskutuan me studentët dhe profesorët për çështje juridike në lidhje me mandatin e Dhomave të Specializuara të Kosovës për sigurimin e procedurave të sigurta, të paanshme, të pavarura, të drejta dhe efikase. Të njëjtën ditë, ekipi i Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim dhe juristë të Dhomave të Specializuara të Kosovës zhvilluan një takim me përfaqësues të organizatave joqeveritare, juristë dhe përfaqësues të shoqërisë civile në Prizren, ku shpjeguan mandatin dhe procedurat e gjykatës dhe iu përgjigjën pyetjeve të pjesëmarrësve. Që të dy takimet u organizuan në bashkëpunim me Qendrën e të Drejtës Humanitare në Kosovë.

Burimi: 
Dhomat e specializuara