Të mërkurën më 11 korrik, Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në bashkëpunim me OJQ-në ECMI (Qendra Evropiane për Çështje të Minoriteteve), mbajtën një tryezë të rrumbullakët me OJQ dhe përfaqësues të shoqërisë civile në Obiliq të Kosovës, gjatë së cilës përfaqësuesit e DHSK-së shpjeguan mandatin dhe procedurat para DHSK-së. Pas prezantimeve vijuan diskutime të frytshme me pjesëmarrësit. Ndër temat e tjera, përfaqësuesit shprehën shqetësimet e tyre konkrete dhe bënë pyetje për pjesëmarrjen e viktimave si dhe për çështje lidhur me sigurinë. Diskutimet vijuan edhe gjatë drekës.

Burimi: 
Dhomat e specializuara