2019: Driton Lajçi u bë i dyshuar dhe u thirr në atë cilësi për t’u marrë në pyetje nga ZPS-ja.
Lajçi parashtroi kërkesë referuese në DHSGJK ku paraqiti pretendime për shkelje të të drejtave të tij gjatë procedurës së marrjes në pyetje nga ZPS-ja
2020: DHSGJK-ja e deklaroi të papranueshme kërkesën referuese meqenëse kundër tij ende nuk ishte ngritur akuzë penale dhe, rrjedhimisht, kërkesa referuese u konstatua e parakohshme.
2021: Gjykatësi i Vetëm hodhi poshtë kërkesën e parë të Lajçit për një urdhër drejtuar ZPS-së për pushimin e hetimit kundër tij. Më pas, Gjykata e Apelit rrëzoi apelin e Lajçit kundër këtij vendimi dhe u pajtua me konstatimin e Gjykatësit të Vetëm se periudha e hetimit nuk binte në kundërshtim me kriterin e “periudhës së arsyeshme” sipas rregullës 47 të Rregullores;
Lajçi i parashtroi Avokatit të Popullit të DHSK-së ankesë ku pretendonte, ndër të tjera, se procedurat e ZPS-së dhe trajtimi i tij në përgjithësi kishin cenuar të drejtën themelore të tij për gjykim të drejtë. Avokati i Popullit i DHSK-së konkludoi se nuk kishte kompetencë për të shqyrtuar ankesën dhe e refuzoi atë mbi këtë bazë.
2022 - 2023: Gjykatësi i Vetëm hodhi poshtë kërkesën e dytë të Lajçit për urdhër drejtuar ZPS-së për pushimin e hetimit kundër tij. Lajçi parashtroi apel kundër këtij vendimi por Gjykata e Apelit e rrëzoi atë dhe përsëri u pajtua me konstatimin e Gjykatësit të Vetëm se periudha e hetimit nuk binte në kundërshtim me kriterin e “periudhës së arsyeshme” sipas rregullës 47 të Rregullores.
ZPS-ja parashtron njoftim se hetimi i saj kundër Lajçit ka përfunduar.