Programi për Informim dhe Ndërgjegjësim i DHSK-së ka për qëllim të zgjerojë njohuritë dhe ndërgjegjësimin për mandatin dhe mënyrën e punës të DHSK-së, t’i bëjë procedurat gjyqësore më të qasshme dhe më të kuptueshme dhe të nxisë pritshmëri reale për punën e DHSK-së. Programi për Komunikim dhe Ndërgjegjësim mban parasysh shqetësimet e komuniteteve të prekura dhe u jep përgjigje perceptimeve të gabuara, duke nxitur kështu pjesëmarrjen aktive të shoqërisë civile në procedurat para DHSK-së. Ky dokument strategjik shpjegon parimet e Programit për Informim dhe Ndërgjegjësim të DHSK-së dhe përshkruan mënyrën e zbatimit të tij.