Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), gjykatëse Ekaterina Trendafilova, u takua sot me zëvendësministrin e Drejtësisë së Kosovës Blerim Sallahu. Gjatë takimit, ata diskutuan për aspekte që kanë të bëjnë me proceset gjyqësore publike në vijimësi dhe të drejtat e të akuzuarve dhe viktimave gjatë procesit.
Kryetarja e DHSK-së ka qenë në Prishtinë këtë javë për të zhvilluar aktivitete të Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim me shoqërinë civile, studentë të universiteteve dhe median. Ajo do të takojë dhe palë të tjera të interesuara, ndër të cilët kryetarin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë dhe përfaqësues të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, për t’u dhënë informacion publik në lidhje me mandatin, administrimin dhe aktivitetet aktuale të Gjykatës.