E hënë 4 Dhjetor, 2023 09:00

Thaçi dhe të tjerët: vendimi i plotë i Trupit Gjykues lidhur me komunikimet dhe vizitat e tre të paraburgosurve

Më 1 dhjetor 2023, Trupi Gjykues në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerë, lëshoi vendimin e mëtejshëm lidhur me kërkesën e ZPS-së për ndryshimin e kushteve të paraburgimit të Thaçit, Veselit dhe Selimit. Sipas Trupit Gjykues, ZPS-ja konstatoi se kushtet aktuale të paraburgimit janë të pamjaftueshme për të zvogëluar rrezikun që tre të akuzuarit të mund të ndërhyjnë në procedurë dhe/ose të paraqesin rrezik për sigurinë e dëshmitarëve. Rrjedhimisht, Trupi Gjykues miratoi pjesërisht kërkesën dhe urdhëroi Administratoren që të zbatojë disa modifikime të kushteve të paraburgimit të tre të akuzuarve.

Të gjitha masat lidhur me kufizimet në komunikimet dhe vizitat e tre të akuzuarve, gjenden në paragrafët 51-53, 55-60 dhe 62-78 të vendimit aktual.

Ky vendim zëvendëson vendimin e përkohshëm të Trupit Gjykues të datës 17 nëntor.