E martë 13 Shkurt, 2024 14:00

Çështja gjyqësore Januzi, Bahtijari dhe H.Shala: Gjykatësi i Procedurës Paraprake lëshon urdhra gojor në lidhje me financimin e Mbrojtjes

Në fund të konferencës së sotme mbi ecurinë, Gjykatësi i Procedurës Paraprake në çështjen gjyqësore Januzi, Bahtijari dhe H. Shala lëshoi disa urdhra gojor, dy nga të cilët kishin të bënin me financimin e Mbrojtjes.

Pasi dëgjoi palët dhe theksoi urgjencën e aspektit të financimit të ekipeve Mbrojtëse, gjykatësi Giju urdhëroi Zyrën Administrative të DHSK-së të kontaktojë urgjentisht Ministrinë e Drejtësisë së Kosovës, të kërkojë informacion në lidhje me statusin e financimit, mendim për kohën e vendimit të Ministrisë dhe të raportojë deri më 20 shkurt 2024.

Gjithashtu, gjykatësi Giju hodhi poshtë mocionin e Mbrojtjes për pezullim të procesit me konstatimin se vazhdimi i procesit nuk i shkakton dëm Mbrojtjes, duke marrë parasysh se procesi është ende në fazën paraprake dhe aspekti i financimit tashmë është duke u trajtuar për të gjetur zgjidhjen.

Konferenca e ardhshme mbi ecurinë e kësaj çështje gjyqësore do të caktohet në mars.