Përmbledhje e ankesave të marra nga Zyra e Avokatit të Popullit e të zgjidhura me ndërmjetësim ose me pajtim
2019
Çështja-2019-03
Ankesa: Parashtruesi i ankesës pretendonte se ai nuk kishte marrë asnjë informacion nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar për ecurinë e çështjes së tij dhe i kërkoi Avokatit të Popullit që t’i jepte informacion në lidhje me të. Parashtruesi i ankesës bënte të ditur se ai kishte dhënë një deklaratë në institucion si ish-viktimë e rrëmbimit.
Zgjidhja: Avokati i Popullit ia përcolli letërkëmbimin Zyrës së Prokurorit të Specializuar, duke vënë në dukje se neni 25 i Ligjit përcakton se ai ka kompetencën dhe juridiksionin ekskluziv për të informuar parashtruesin e ankesës në lidhje me ecurinë e çështjes së tij. Çështja u zgjidh në favor të parashtruesit të ankesës.
2018
Çështja-2018-03
Ankesa: Parashtruesi i ankesës pretendonte se Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk ishte angazhuar me të dhe nuk u ishte përgjigjur disa mesazheve të dërguara prej tij.
Zgjidhja: Avokati i Popullit kontaktoi organin në fjalë, që kontaktoi parashtruesin e ankesës. Më pas parashtruesi i ankesës informoi Avokatin e Popullit se ai kishte mbetur i kënaqur me rezultatin.