E enjte 28 Nëntor, 2024 12:45

Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: Dëshmitari i radhës në sallë të gjyqit (i 109-ti deri më sot)

Sokol Bashota është dëshmitari i radhës i ZPS-së, i cili pritet të japë dëshmi gjatë ditëve në vijim.

Në bazë të rregullës 151(2), Trupi Gjykues njoftoi në sallë të gjyqit se ai vendosi ta detyronte dëshmitarin të jepte dëshmi për shkak të, ndër të tjera, rëndësisë dhe dëshmisë unike, dhe për shkak se mundësia për vetinkriminim ishte e kufizuar. Sipas rregullës së njëjtë, pararafit 3, Trupi Gjykues e siguroi dëshmitarin se dëshmia do të jepet  in camera, përveç nëse dëshmitari kërkon ndryshe, dhe nuk do të përdoret kundër tij në asnjë procedim penal të mëvonshëm para DHSK-së, përveç në bazë të nenit 15 (2) të Ligjit dhe rregullës 65 të Rregullores.

Pas konsultimit me mbrojtësin kujdestar të tij, dëshmitari bëri të ditur se dëshiron që dëshmia të kryhet në seancë të hapur.