Autoriteti emërues, gjeneral Xhovani Barbano (Giovanni Barbano), riemëroi gjykatësen Ekaterina Trendafilova si Kryetare të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) për një mandat katërvjeçar, duke filluar nga data 16 dhjetor 2024. Mandati aktual i Kryetares Trendafilova përfundon më 15 dhjetor 2024.

Kryetare Trendafilova u shpreh se “e vlerëson besimin që po i jepet përsëri” dhe  se “ka besim se DHSK-ja do të vijojë t’i kryejë proceset gjyqësore në mënyrë të shpejtë, të drejtë dhe efikase, siç përcaktohet në kornizën ligjore të Gjykatës”. Kryetare Trendafilova u shprehu mirënjohjen e saj të sinqertë gjykatësve të DHSK-së, Administratores dhe gjithë personelit të Gjykatës, që punojnë në mënyrë të palodhur për të përmbushur mandatin e DHSK-së me profesionalizëm dhe përkushtim të palëkundur. 


Kryetarja e DHSK-së Ekaterina Trendafilova

 

Burimi: 
Dhomat e specializuara