Sot Avokati i Popullit i Kosovës, z. Hilmi Jashari, mirëpriti në zyrën e tij në Prishtinë Avokatin e Popullit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjykatësin Pietro Spera, në një vizitë kortezie.

Avokati i Popullit Spera foli për mandatin e tij dhe shpjegoi se si e ushtron detyrën në mënyrë të pavarur për mbikëqyrjen dhe mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut të personave që ndërveprojnë me Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Ai e informoi z. Jashari se Zyra e Avokatit të Popullit e DHSK-së tashmë është plotësisht funksionale. Po kështu, ai e informoi z. Jashari se si mund t’i dërgojnë njerëzit ankesa konfidenciale zyrës së tij.

Z. Jashari foli për situatën e përgjithshme në Kosovë për sa i takon mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe respektimit të shtetit të së drejtës. Ai shpjegoi aspektet kryesore të mandatit dhe funksionit të tij si Avokat i Popullit i Kosovës. Gjithashtu, ai i dha gjykatësit Spera një informacion të përgjithshëm për llojet e ankesave të paraqitura në zyrën e tij.

Burimi: 
Dhomat e specializuara