Në vendimin e bërë publik sot, 31 janar, Trupi Gjykues në çështjen Januzi dhe të tjerët ka caktuar seancën publike për të martën, 4 shkurt, në ora 14:30, për të vendosur lidhur me marrëveshjet për pranimin e fajësisë mes ZPS-së dhe tre të akuzuarve vitin e kaluar. Tutje, në vendim thuhet se, pas raportit të 20 janarit nga Zyra e DHSK-së për Pjesëmarrjen e Viktimave dhe përgjigjeve nga palët, Trupi Gjykues pranoi një individ si viktimë pjesëmarrëse në këtë çështje gjyqësore. Duke pasur parasysh nevojën për të siguruar zgjidhjen e shpejtë të këtyre procedurave gjyqësore dhe dëmin e kufizuar mendor të përjetuar nga kjo viktimë, Trupi Gjykues vendosi se caktimi i një Mbrojtësi të Viktimave është i panevojshëm. Megjithatë, në përputhje me nenin 22(7) të Ligjit, Trupi Gjykues do të trajtojë zhdëmtimet e mundshme për viktimën. Rrjedhimisht, palëve u kërkohet të dorëzojnë versionet e rishikuara të marrëveshjeve të tyre për pranimin e fajësisë, përfshirë propozimet për zhdëmtimet që do t'i jepen viktimës, deri të hënën, 3 shkurt 2025, ora 16:00.
Hollësi të mëtejshme mund të gjenden në vendimin e Trupit Gjykues.