Më 14 korrik 2025, Paneli i Gjykatës së Apelit në çështjen gjyqësore Prokurori i Specializuar k. Pjetër Shalës, i përbërë nga gjykatëse Mishelë Pikar, gjykatës Kai Ambos dhe gjykatëse Nina Jorgensen, shpalli aktgjykimin. Paneli i Apelit la në fuqi verdiktin e fajësisë së Shalës për krimet e luftës të ndalimit arbitrar (pika 1), torturës (pika 3), dhe vrasjes së paligjshme (pika 4). Megjithatë, Paneli i Apelit miratoi, pjesërisht, tri prej 14 pikave që Shala paraqiti në apel, hodhi poshtë pikat e tjera të apelit të Shalës, dhe uli dënimin e tij nga 18 në 13 vjet burgim, duke llogaritur kohën e kaluar në paraburgim. Më shumë hollësi në Komunikatën për shtyp.






E hënë
14 Korrik, 2025
13:55