E enjte
2 Shkurt, 2023
16:30
Paneli i Gjykatës së Apelit në çështjen gjyqësore Prokurori i Specializuar kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, shqiptoi sot aktgjykimin e parë të apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK). Shumica e Panelit të Apelit uli dënimin e z. Gucati dhe z. Haradinaj nga katër vjet e gjysmë të dhënë nga Trupi Gjykues, në katër vjet e tre muaj burgim, duke llogaritur dhe kohën në paraburgim. Paneli i Apelit la në fuqi dënimin shtesë me një gjobë prej njëqind eurosh (100 euro). Më shumë hollësi në Komunikatën për shtyp.