E premte
12 Prill, 2024
10:45
Më 5 prill 2024, Kryetarja Trendafilova caktoi Panelin e Gjykatës Kushtetuese për të vendosur mbi referimin e dorëzuar nga Sabit Januzi, Ismet Bahtijari dhe Haxhi Shala më 2 prill 2024.
Gjykatësit Vidar Stensland, Rumen Nenkov dhe Romina Inkuti do të vendosin lidhur me këtë referim që ka të bëjë me vlefshmërinë kushtetuese të Udhëzuesit të Punës së Zyrës Administrative të DHSK-së mbi Rregulloren e Rishikuar për Ndihmë Juridike.