Çështja gjyqësore Januzi dhe të tjerët: vendimet e Gjykatëses së Procedurës Paraprake mbi dosjet paraprake dhe kërkesën për veçim
Më 27 gusht 2024, Gjykatësja e Procedurës Paraprake në çështjen kundër Januzit dhe të tjerëve hodhi poshtë kërkesën e Mbrojtjes së Bahtijarit për zgjatje të afatit për dorëzimin e dosjes paraprake të përditësuar të saj. Gjykatësja Masëlo (Masselot) konstatoi se Mbrojtja nuk demonstroi se zgjatja e afatit është e përligjur dhe rikujtoi të gjitha ekipet e Mbrojtjes se duhet të dorëzojnë dosjet e tyre paraprake deri më 2 shtator, sipas udhëzimeve në vendimin e saj të mëparshëm.
Në një vendim tjetër, gjykatësja Masëlo gjithashtu hodhi poshtë kërkesën e Haxhi Shalës për veçimin e çështjes kundër tij nga çështja kundër Januzit dhe Bahtijarit dhe që të ketë një gjykim të veçantë. Në marrjen e vendimit të saj, gjykatësja vuri në dukje se gjykimet e veçanta do të shtonin në mënyrë të pashmangshme kohën dhe burimet e gjykatës dhe do të rrezikonin të drejtat e të akuzuarit për t’u gjykuar brenda një kohe të arsyeshme