E premte
25 Tetor, 2024
11:15
Më 24 tetor 2024, Trupi Gjykues I njoftoi se gjykimi në çështjen Januzi, Bahtijari dhe H. Shala do të fillojë më 14 nëntor 2024, në ora 09:30. Në këtë datë, dhe potencialisht të nesërmen, ZPS-ja dhe ekipet e Mbrojtjes të Januzit dhe H. Shalës do t'i paraqesin deklaratat e tyre hyrëse, ndërsa Mbrojtja e Bahtijarit ka bërë të ditur preferencën për të paraqitur deklaratën hyrëse pas përfundimit të paraqitjes së provave nga ZPS-ja.
Paraqitja e provave nga ZPS-ja do të nisë të hënën, më 9 dhjetor, në ora 09:30.
Më shumë hollësi në vendimin e Trupit Gjykues.