Në pajtim me vendimin e Gjykatësit të Procedurës Paraprake më 8 shkurt, ZPS-ja dorëzoi versionin e ndryshuar të aktakuzës fillestare kundër Januzit dhe Bahtijarit. Në vendim, Gjykatësi i Procedurës Paraprake erdhi në përfundim se aktakuza e ndryshuar, që mund ta gjeni këtu, jo vetëm që korrigjon mbiemrin e Bahtijarit po gjithashtu përmirëson qartësinë dhe saktësinë e çështjes dhe nuk është e padrejtë apo në mospërputhje me të drejtat e të akuzuarve.
Megjithatë, ju lutemi të keni parasysh se ZPS-ja ende nuk e ka dorëzuar aktakuzën e përbashkët në këtë çështje (e cila gjithashtu do të përfshijë H. Shalën), në pajtim me vendimin e njëjtë të Gjykatësit të Procedurës Paraprake.
Për më tepër, ZPS-ja gjithashtu parashtroi dosjen paraprake në çështjen e përbashkët, si dhe listën e dëshmitarëve dhe listën e provave materiale. Të gjitha janë protokolluar si konfidenciale, por parashtrimin përkatës që njofton për këtë parashtrim mund ta gjeni këtu.