E enjte 26 Shtator, 2024 11:00

Çështja Mustafa: Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesën e mbrojtësit të viktimave dhe të ZPS-së për zgjatjen e afatit

25 shtator 2024, Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese (DHSGJK) hodhi poshtë kërkesën e mbrojtësit të viktimave dhe të ZPS-së për zgjatjen e afatit për dorëzimin e referimeve të tyre lidhur me vendimet mbi dënimin e Salih Mustafës. DHSGJK-ja nuk ishte e bindur se të dy palët kanë treguar arsye të vlefshme që do të justifikonin zgjatjen përtej afateve kohore të përcaktuara në Rregullën 6 të Rregullores së DHSGJK-së.