Më 9 mars 2026, Paneli i Gjykatës Supreme i përbërë nga gjykatësit Ekaterina Trendafilova (Kryegjykatëse), Kristinë van den Vajngart dhe Daniel Fransen rrëzoi në tërësi kërkesën e Pjetër Shalës për mbrojtje të ligjshmërisë. Në kërkesë ngriheshin pretendime për disa shkelje të bëra në Aktgjykimin e Apelit të shpallur në korrik 2025. Paneli rrëzoi të gjitha pikat e paraqitura nga Mbrojtja dhe konstatoi se nuk ishte shkelur e drejta për gjykim të drejtë e Shalës, ligji penal ose procedurat dhe i deklaroi të papranueshme disa prej pikave. Vendimi, i cili gjendet në dokumentacionin gjyqësor publik të DHSK-së, përmban më shumë hollësi.

E martë 10 Mars, 2026 09:52