Në përfundim të konferencës së sotme për ecurinë e çështjes në çështjen Shala, Gjykatësi i Procedurës Paraprake, Giju, duke pasur parasysh parashtrimet e fundit të palëve, nxori një urdhër gojor me të cilin e ndryshoi kalendarin për vazhdimin e procesit i cili ishte caktuar gjatë konferencës së fundit për ecurinë e kësaj çështjeje, të mbajtur më 4 mars 2022. ZPS-ja do të kryejë të gjitha obligimet e veta lidhur me nxjerrjen e materialit në procedurën paraprake, me përjashtim të materialeve që i nënshtrohen çdo kërkese që ka të bëjë me masat mbrojtëse ose që kërkojnë autorizim gjyqësor, më së largu deri më 27 maj 2022, ndërsa Mbrojtja do të dorëzojë dosjen e vet paraprake, në qoftë se ka, më së largu deri më 15 gusht 2022. Në fund, 31 gushti 2022 u caktua si datë provizore për kalimin e dosjes së çështjes trupit gjykues.
E enjte
14 Prill, 2022
13:00