Në vendimin e vet më të fundit për të drejtat procedurale të viktimave gjatë gjykimit, të bërë publik më 6 mars 2023, Trupi Gjykues në çështjen Shala, mes tjerash, vendosi që të zgjasë afatin për dorëzimin e kërkesave të viktimave për pjesëmarrje në procedura deri në mbylljen e paraqitjes së provave nga ZPS-ja. Trupi Gjykues e konsideroi një vendim të tillë të përshtatshëm, në pajtim me Rregullën 9(5) të Rregullores, për shkak të rrethanave të çështjes dhe situatës së përgjithshme të sigurisë në Kosovë. Siç shihet në faqen e çështjes gjyqësore, aktualisht numri i viktimave pjesëmarrëse në këtë çështje është 8.

E mërkurë 8 Mars, 2023 11:45