Më 10 dhjetor 2021, gjykatësi i procedurës paraprake Giju nxori vendimin e dytë mbi pjesëmarrjen e viktimave në çështjen Thaçi dhe të tjerët. Njëmbëdhjetë parashtrues të kërkesave u pranuan si viktima pjesëmarrëse në proces gjyqësor. Ata do të përfshihen në grupin ekzistues 1 (i cili numëron nëntë viktima pjesëmarrëse) dhe do të  përfaqësohen nga përfaqësuesja e njëjtë  e viktimave. Vendimi mund të shihet këtu.

E martë 14 Dhjetor, 2021 10:45