Gjykatësi i Procedurës Paraprake në çështjen Thaçi dhe të tjerët, dje, më 29 shtator, miratoi kërkesën e Prokurorit të Specializuar për tërheqjen e pretendimeve për krime në komunën e Ferizajt. Duke kujtuar se ZPS-ja ishte urdhëruar më parë që të ndryshojë aktakuzën aktuale deri më 30 shtator 2022, Gjykatësi i Procedurës Paraprake, në interes të efikasitetit, urdhëroi ZPS-në që të pasqyrojë këtë tërheqje të akuzave në aktakuzën e ndryshuar më tej, e cila ende mbetet për t'u dorëzuar brenda afatit të njëjtë (e premte, 30 shtator 2022). Këtu është vendimi i plotë.

E premte 30 Shtator, 2022 10:00