Trupi gjykues në çështjen Mustafa miratoi kërkesat e katër viktimave tjera dhe i pranoi ato si viktima pjesëmarrëse në procedura. Trupi gjykues vendosi që ato të jenë pjesë e Grupit 1 i cili përfaqësohet nga Anni Pues, mbrojtëse e viktimave e caktuar nga Administratorja. Më shumë hollësi në vendimin (në anglisht).
Në një vendim tjetër, trupi gjykues vendosi të caktojë një ekspert i cili do të përgatisë një raport në lidhje me dëmshpërblimet e mundshme të viktimave dhe urdhëroi Zyrën e DHSK-së për Pjesëmarrjen e Viktimave që të paraqesë një listë me tre ekspertë përkatës, deri më 4 qershor.
E martë
25 May, 2021
10:45