E enjte 6 Qershor, 2024 17:00

Më 6 qershor 2024, gjykatësi Nikola Giju i dorëzoi Kryetares Ekaterina Trendafilova dorëheqjen si gjykatës i Regjistrit të Gjykatësve Ndërkombëtarë të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), pas zgjedhjes së tij si gjykatës në Gjykatën Penale Ndërkombëtare dhe marrjes së detyrave atje.

Më të njëjtën ditë, Autoriteti Emërues, gjeneralmajor Xhovani Pietro Barbano (Giovanni Pietro Barbano) emëroi gjykatësen Marjorie Masselot (Francë) në Regjistrin e Gjykatësve Ndërkombëtarë (Regjistri) në përputhje me nenin 28(4) të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Pas dorëheqjes së gjykatësit Giju dhe emërimit të gjykatëses Masselot, Kryetarja Trendafilova caktoi gjykatësen Masselot si Gjykatëse të Procedurës Paraprake në çështjen Januzi dhe të tjerët si dhe Gjykatëse të Vetme në çështjen Isni Kilaj.