Një tjetër dëshmitar i mbrojtur ka nisur dëshminë në gjykimin e Shalës. Dëshmitari me pseudonimin TW4-01 është dëshmitari i shtatë i ZPS-së. Trupi gjykues njoftoi se, për shkak të mbrojtjes së identitetit të dëshmitarit dhe mirëqenies së tij, është paraparë që dëshmia e këtij dëshmitari të jepet në pjesën më të madhe në seancë private. Gjithashtu, trupi gjykues theksoi se pas përfundimit të dëshmisë së këtij dëshmitari, transkripti i dëshmisë së tij do të rishikohet në kohën e duhur dhe do të bëhet publik sa më shumë që të jetë e mundur.

E martë 30 May, 2023 11:00