E martë 7 Nëntor, 2023 14:30

Gjatë seancës së sotme, Trupi Gjykues dha një urdhër gojor lidhur me mbajtjen e seancave publike në këtë çështje gjyqësore, me të cilin urdhëron palët të rishikojnë transkriptet e seancave private dhe të mbyllura brenda afateve të përcaktuara.

Si rregull i përgjithshëm, në çdo kërkesë për redaktim informacioni palët duhet gjithashtu të identifikojnë mjaftueshëm dëshmitarët e mbrojtur dhe informacionin konfidencial. Për këtë, ato duhet të mbajnë parasysh nevojën për të siguruar kryerjen e procesit në seanca publike sa më shumë që të jetë e mundur, por edhe mbrojtjen efektive të personave për të cilët janë miratuar masa mbrojtëse.

Trupi Gjykues paraqiti edhe një masë shtesë, e cila do të forcojë zbatimin e parimit të procesit publik: palët do të dorëzojnë versione të redaktuara publike të parashtrimeve në të njëjtën kohë me versionet konfidenciale, përveç në rast se ka arsye bindëse për të kundërtën.

Ju lutem, kini parasysh se ky urdhër gojor lidhet me të njëjtin aspekt për të cilin është bërë njoftim më herët këtë vit, kur Trupi Gjykues shprehu shqetësimin se në këtë çështje gjyqësore shumë dëshmi ishin dhënë në seanca private ose të mbyllura.